Ish futbollisti i Juventusit në garë për stolin e Partizanit
Trajneri i ri i Partizanit do të jetë një italian.
Ish-futbollisti i njohur ka luajtur më parë me ekipe si Juventus, Mallorca, Bologna apo Sampdoria, ndërsa si trajner ka një eksperiencë mesatare me ekipe të divizioneve të ulëta në Itali, si Latina, Pavia apo Como, transmeton 360sport.
Zgjedhja e Mark Iulianos u bë nga drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Luciano Moggi dhe pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.
43-vjeçari i lindur në Kozenca ka fituar 4 tituj kampion me Juventus, si dhe Superkupën e UEFA-s dhe kupën interkontinentale.



