Fejohet ish e dashura shumëvjeçare e Getit, publikohen fotografitë e para (Foto)

Fejohet ish e dashura shumëvjeçare e Getit, publikohen fotografitë e para (Foto)

2017-ta duket se do të jetë viti kur shumë fytyra publike do ndërrojnë status duke u martuar e fejuar.

Me disa dasma në horizont, një fejesë e papritur është shënuar së fundmi.

Bukuroshja, Hana Shehu e njohur si ish e dashura e Getoar Selimit është fejuar me Shkumbin Nokën, personin e zemrës me të cilin ka nisur një romancë tash e një kohë përtej oqeanit, në Amerikë ku edhe jetojnë e veprojnë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hana përmes një postimi në Instagram ku shprehet se janë fejuar në New York, pas një udhëtimi nga Los Angeles që vetëm se ka konfirmuar që ‘dashuria e tyre po forcohet çdo herë e më shumë’.

Ndryshe, Geti dhe Hana Shehu ishin bashkë për rreth tre vite, nga 2007-ta deri në 2010-tën.

Në një intervistë për mediat pak kohë pas përfundimit të romancës, Hana kishte deklaruar që në fakt, ajo ishte iniciatorja për t’i dhënë fund lidhjes meqenëse siç shprehej, ‘ishin planet e kundërta të dyshes ato që sollën ndarjen

Shpërndaje në: