Lajmi i fundit për ‘Zizin’, nuk mund të besoni për gjendjen e tij! (Foto)

Lajmi i fundit për ‘Zizin’, nuk mund të besoni për gjendjen e tij! (Foto)

Një numër i madh në Kosovë janë kureshtarë të dinë më saktësisht  për gjendjen e ish-boksierit të mirënjohur, Aziz Salihu, ndryshe sportist i Shekullit, dhe fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka të përkeqësuar gjendjen shëndetësore. Këto foto u dërguan nga vajzat e tij, Monika, ndryshe është këngëtare e mirënjohur.

Ai ka ditë që është në njërin nga spitalet e Stambollit, por  lajmi i fundit nuk jep sinjale aspak të mira.

“Gjendja e Azizit nuk është e mirë, është në intensivë”, thotë Monika për gazetën kombëtare “Bota sot”. Monika lutet që prindi i saj të shërohet sa më shpejt.

Ndërkaq, ‘Zizi’ edhe pse në gjendje të rëndë, gjithsesi është i buzëqeshur, i fortë, ka durim e shpresë se do ta mposhtë këtë sëmundje dhe do të shërohet dhe t’i kthehet aktiviteteve sportive. Ai ka mall shumë për popullin e Kosovës.

Ai përmes gazetën kombëtare “Bota sot’ përshëndet popullin e Kosovës,  gjithë shqiptarët kudo që janë dhe dashamirët e sportit.

‘Zizi’ po i mungon sporti faktikisht boksit, njeriu që sakrifikoi shumë sidomos në vitet e 90-ta, kur ishte themelues i disa sporteve luftarake dhe një kohë i plrndjekur nga regjimi kriminal serb.

‘Zizi’ ka rreth tre muaj që është në spital dhe vuan nga sëmundja e pankreasit.

Si shumë beteja që fitoi në karrierë, beson e shpreson se do ta fitojë edhe këtë betejë dhe të rikthehet në vendlindjen e tij, në shtetin e Kosovës dhe të vazhdojë misionin e tij sportiv, si kryetar i klubit të boksit Prishtina dhe të organizojë edhe shumë turne ndërkombëtar.

Atij iu pat bërë zemra mal kur xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë olimpike, sepse pas tij është sportistja e dytë në Kosovë me medalje.

Image
Image

Shpërndaje në: