Neymar nuk do të kthehet në Barcelonë, do udhëtojë drejt PSG
Raportet në Spanjë janë duke pohuar se Neymar nuk do të kthehet në Barcelonë, por do të udhëtojë drejt Parisit, pasi Katalanët të përfundojnë turin para sezonal në ShBA.
Neymar është shumë afër që të transferohet tek klubi francez i PSG, për një shumë rekord prej 195 milionë funtave, transmeton Periskopi.
Sport raporton se braziliani nuk do t’i bashkohet skuadrës së Barcës në Spanjë, pasi do të udhëtojë drejt Francës, për të përmbylluar transferimin e tij tek PSG.
Dy miqtë e tij të ngushtë, Dani Alves dhe Adriano iu janë bashkuar klubit francez. /Periskopi







