Zyrtare: Liverpooli transferon Andy Robertson prej Hull Cityt
Klubi anglez i Liverpoolit ka konfirmuar transferimin e futbollistit të Hull Cityt, Andy Robertson.
Mbrojtësi u transferua për një shumë prej 8 milionë funtave dhe do ta veshë fanelën me numrin 26, transmeton Periskopi.
Si pjesë e transferit ka qenë edhe Kevin Stewart, i cili do të transferohet në drejtimin e kundërt.








