Alvaro Morata prezantohet te Chelsea (Foto)

Alvaro Morata prezantohet te Chelsea (Foto)

Alvaro Morata ka kompletuar transferimin në Chelsea nga Real Madrid.

“Chelsea është i lumtur të njoftojë se Alvaro Morata ka kompletuar kalimin nga Real Madridi, duke nënshkruar kontratë pesë-vjeçare”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Morata tani do t’i bashkohet pjesës tjetër të ekipit, për turneun para-sezonal të cilin ‘Blutë’ do ta zhvillojnë në Azi.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me kampionin e Premierligës, derisa mësohet se gjiganti anglez ka shpenzuar 70 milionë funte për shërbimet e tij.

Shpërndaje në: