Adea Pula tejet seksi në mesin e shoqeve, por e ka një diss (Foto)
Adea Pula, megjithëse nuk e ka ndërmend t’i rikthehet muzikës që në fëmijëri ishte pasioni më i madh i saj, ajo nuk po i ndahet ndjekësve, duke ndarë me të momente nga më të ndryshmet.
Bile, të shumta janë imazhet që shfaqin Adean një femër tejet ‘hot’ e cila duket qartë se është e vetëdijshme për këtë, prandaj nuk heziton të provokojë përmes aseteve ‘shpërthyese’, shkruan Kosovarja.
Kësaj radhe, Adea lë anash provokimin, për të përçuar një mesazh më të fuqishëm se sa zhveshja e ekzagjeruar, e që në krahët e dy mikeve të saja fotos i ka vënë përshkrimin: “Choose people ëho choose you”, që në shqip do të thotë “Zgjidhni ata që ju zgjedhin”.
E pak ditë më parë u aludua për një diss të mundshëm adresuar përfundimit të ndonjë lidhjeje të mundshme, prandaj mesazhet e saja po përcillen deri në heqjen e dyshimeve lidhur me këtë temë.




