Dardan Gashi me fjalë të rënda për Isa Mustafën
Analisti Dardan Gashi, përmes një statusi në profilin etij në Facebook, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se “Matrapazët e kontraktuar po donë me ia shitë opinionit Qeverinë e PAN-it, në paketimin e AAK-së dhe të miqve të Ibrahim Rugovës”. Andaj, ka thënë se “institucionet e shtetit duhet të ndërtohen, por jo me matrapazë”.
Kryeministri në detyrë me këtë ka aluduar në Dardan Gashin dhe Astrit Haraqija që këto ditë janë parë si ndërmjetësues të koalicionit PAN dhe deputetëve të LAA për ndonjë marrëveshje të mundshme.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gashit, i cili ka thënë se po e ndan më kryeministrin kuptimin e fjalës “matrapaz”.
Ky është statusi i plotë i Dardan Gashit:
Hyna ëikipedia edhe e lexova kuptimin e fjales matrapaz, dhe deshta me nda me kryeministrin!
“Njeri pa parime që bën gjithfarë pazarllëqesh e allishverishesh për t’ia arritur një qëllimi të caktuar. Matrapaz politik. Punë (sjellje) prej matrapazi.”
Per me kualifiku per kete pershkrim, duhet me i humbe 4 pare zgjedhje por mi majte pozitat
Per me u kualifiku duhet me i ndeshku njerezit e partise qe nuk mendojne si ti
Per me u kualifiku, duhet me bo pazare te nates me kundershtater politik e me i tradhtu aleatet, vetem e vetem per te marre pozite
Gjithashtu per me u kualifiku duhet me i tradhetu krejt miqt, nje nga nje, me i lene ne lloq…
Duhet me zell me i sherby okupatorit e me lujt rolin e patriotit! Me fjale te tjera duhet mos me pase pike ftyre…
Thojne: “Kur je ne shpi te xhamit, mos gjuj me gure”



