Futbollistët e Leicester City, ngatërrojnë veturat e tyre
Për titullin e jashtëzakonshëm të fituar vjet nga Leicester City, bosi i klubit, Vichai Srivaddhanaprabha, u dha lojtarëve të tij një dhuratë të veçantë, 19 makina luksoze sportive “BMW i8”.
Makinat të cilat kushtojnë secila nga 124 mijë euro kanë vetëm një gabim të vogël, ato janë të gjitha me ngjyrë të kaltërt. Pas seancave stërvitore, lojtarët shkojnë në vendin e parkimit për të gjetur makinat e tyre, por është gati e pamundur.



