Besnik Hasi “tërbon” keq gazetarin grek (Foto)

Besnik Hasi “tërbon” keq gazetarin grek (Foto)

Tashmë është kthyer në qendër të vëmendjes në Athinë. Edhe pse Besnik Hasi mundohet të bëjë punën e tij, thjesht origjina e tij po i tërbon grekët.

Nëse ai kupton pjesën e tifozërisë dhe nuk konfliktohet me ta, Hasi nuk mohon origjinën, madje e thotë lirshëm, por duket se kjo tërbon edhe atë që ka mikrofonin.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare sot grumbulloi ekipin e tij, ndërsa në konferencën për shtyp diçka jo e pëlqyeshme ka ndodhur për gazetarin që po e pyeste.

Hasi, i lindur në Gjakovë të Kosovës, i pyetur për nga vinte, është përgjigjur për këtë dhe në fund ka shtuar: “Kosova e Shqipërisë.

Reagimi i një gazetari grek ishte i turpshëm, duke komentuar fjalët e Hasit: “Zotëri, Kosova është Serbi”.

Hasi më 25 korrik do ta ketë ndeshjen e parë me skuadrën e Partizanit të Beogradit në kuadër të Champions League.

Në Serbi priten telashe të tjera për trajnerin shqiptar të Olympiacos, por Hasi qëndron i qetë dhe profesionist në punën e tij, duke mos hapur polemika. /konica.al/

Shpërndaje në: