Kujt po ia mbledh ‘betë’ babai i Blerona Zeqirit? (Foto)
Blerona u shndërrua në personazh atraktiv për shoubizin vendor në momentin që vendosi të zhvishej, të tregonte më shumë.
Asnjëherë askush nuk e përmend për prezantimin e saj, për ndonjë të ftuar a për trajtimin e ndonjë teme, por veç për fizikun që ka.
Kilogramët e Blerona Zeqirit, prezantueses së “1 kafe prej shpisë” çuditërisht janë shndërruar në zenzacion, a thua ti se vetëm thataniket janë për televizion, shkruan “Kosovarja”.
Ishte babai i saj ai që ja realizoj dëshirën për ta dërguar në televizion, e me gjasë është po ai që po ju mbledh betë atyre që po flasin veç për tulat e së bijës.





