Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK-së: Kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë

Ahmeti i kundërpërgjigjet PDK-së: Kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, iu është kundërpërgjigjur akuzave të PDK-së, ku kjo  e fundit e akuzoi atë për punësime të paligjshme në komunën e Prishtinës.

Ahmeti në facebook ka shkruar se ‘Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.’

I pari i kryeqytetit thotë se kësaj radhe, paditë do të jenë edhe për PDK-në edhe për zyrtarin e partisë.

 

Postimi i tij i plotë në facebook:

Vetëvendosje është subjekti më i madh në Kosovë me 32 deputetë dhe ka dal e para në 10 komuna.

PDK, Veseli dhe Thaqi duhet me kuptu që me rrena e shpifje nuk munden me ndërru rezultatin. Këto shpifje po i bëjnë përmes njerëzve të panjohur që të mbrohen nga paditë.

Por kësaj radhe paditë do të jenë edhe për PDK edhe për zyrtarin e partisë.

Numrat?

 

Shpërndaje në: