Mourinho më kërkoi te United
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka zbuluar se e ka kërkuar trajneri i Manchester United, Jose Mourinho.
Është raportuar shumë se francezin e ka kërkuar gjigandi nga Old Trafford, mirëpo ai kishte vendosur të largohej nga Leicester City vetëm për londinezët.
“Ishte e mahnitshme kur Mourinho më thirri, edhe pse unë isha paralajmëruar më parë se ai do të më thërriste mua”, ka thënë Kante.
“Kam dëgjuar për argumentet e tij në lidhje me atë se unë duhet të shkoja te United. Por, unë isha në mëdyshje rreth qëndrimit te Leicester, apo të kaloja te Chelsea”. /Periskopi.com



