Morata nis stërvitjet me Chelsean, të martën pritet debutimi (Foto)
Transferimi më i ri i Chelseat, Alvaro Morata iu është bashkuar klubit në Singapor.
Sulmuesi spanjoll i cili zyrtarisht u bë lojtar i Bluve të Londrës të premten pas largimit nga Real Madridit, ishte pjesë e grupit që doli në stërvitje sot në Shkollën Amerikane në orën 7.

Morata kryesoi së bashku me Cesar Azpilicuetan dhe Willy Caballeron dhe menjëherë duket shumë i lumtur dhe i shoqëruar me lojtarët e rinj.
Morata pasi po merr pjesë me Blutë e Londrës në këto stërvitje pritet që më datën 25 korrik të bëjë debutimin kundër ekipit gjerman, Bayern Munchen.




