Pushuesit në Durrës të pashqetësuar nga mjetet lundruese (Video)

Pushuesit në Durrës të pashqetësuar nga mjetet lundruese (Video)

Në bregdetin e Durrësit siguria në ujë e mjeteve lundruese është në nivele të kënaqshme.

Nga një vëzhgim i Ora News është vënë re që kompani të ndryshme të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës bregdetare nga ura e Dajlanit deri në malin e Robit, kanë krijuar të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Përfaqësuesi i Këshillit të Europës për vijën bregdetare, Saimir Maloku, shprehet se pushuesit nuk duhet të ndihen të kërcënuar nga mjetet lundruese, pasi infrastruktura në bregdetin e Durrësit është brenda standarteve.

Edhe pushuesit që frekuentojnë këtë vijë bregdetare thonë se nuk ndihen të kërcënuar.

Problem mbetet mungesa e rojeve bregdetare ku për këtë çështje bashkia e Durrësit pritet që javën e ardhshme të nisë një inspektim.

Shpërndaje në: