Klopp ia tregon derën lojtarit serb
Lazar Markovic është i lirë të largohet nga Liverpooli dhe të gjejë një skuadër tjetër pasi trajneri Jurgen Klopp nuk e sheh në planet e tij për sezonin e ri.
“Me Lazarin nuk e kemi asnjë sekret, nëse ai gjen ndonjë klub mund të largohet.”, tha Klopp për ‘Liverpool Echo’.
“Ai është lojtar shumë i mirë, më pëlqen si person. Deri tani kishte disa probleme, por tani është mirë.”Watford është njëra nga skuadra e interesuara për Markovic.



