VV: Demarkacioni e Zajednica “vdiqën”, radhën e ka dorëheqja e kryeministrit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu në konferencë për shtyp ka thënë se demarkacioni dhe ‘Zajednica’ tani janë dy tema të vdekura, ndërsa tani radhën e ka dorëheqja e Qeverisë.
“Ajo çka është e qartë është se Zajednica dhe demarkacioni janë tema që kanë përfunduar, kurse tani është koha e dorëheqjes së Qeverisë. Protestat kanë pasur efektin e tyre”, ka thënë Sejdiu.



