Wenger godet keq PSG (Foto)
Paris Saint-Germain është duke e kërkuar Neymar vetëm pasi kanë dështuar në transferimin e kilianit, Alexis Sanchez.
Gjatë javës së kaluar kishte shumë zëra se gjiganti parisen është takuar me Sanchez në një hotel në Paris dhe se kishin arritur marrëveshje por këtë e ka mohuar trajneri francez, Arsene Wenger.

Sipas Wenger PSG e kërkon Neymar vetëm pasi dështuan me Sanchezin
Sipas Wenger, Parisi nuk do të ndalet derisa të transferon një sulmues të klasit botëror siç është braziliani i Barcelonës, Neymar.

E ardhmja e kilianit ende është e paqartë
“Jo, unë nuk mendoj se ai ishte në Paris. Jo”, tha Wenger.
“Paris Saint-Germain nuk munden ta transferojnë Sanchez kështu që ata do të tentojnë për Neymar”, shtoi francezi.
“Unë e kamë lexuar gazetën franceze L’Equipe në këto tri ditë e fundit. Ata tashmë raportojnë se PSG e dëshiron Neymarin. Sot ata flasin për Neymar, para tre ditëve ata kanë folur për Sanchez. Unë e kamë bërë të qartë në mendjen time dhe e kamë përsëritur disa herë se ai nuk është për shitje dhe ky është qëndrimi im”, përfundoi Wenger.

Piqu ka publikuar një foto në Instagram me Neymar me mbishkrimin “Ai qëndron”
Raportohet se Parisi është i gatshëm të paguajë kaluzolën e Neymar që është prej 220 milionë euro. /Periskopi/



