Cristiano sapo na përshëndeti nga fundi i botës

Cristiano sapo na përshëndeti nga fundi i botës

Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo na ka treguar përmes profilit të tij në Instagram se është nisur për një turne 3-ditor në një shtet të largët.

 

E merrni dot me mend se ku? Ai ka shkuar në Kinë!

‘Jam gati për madhështinë e Kinës’, shkruan futbollisti. Me shaka ai ka shtuar se disa fansa kanë arritur aty pak përpara tij.

Është më se e vërtetë, kanë qenë me qindra fansa të mbledhur për t’i uruar mirëseardhjen Ronaldos në Kinë.

Nga fotot dhe videot e postuara duket se kanë qenë të shumtë edhe fansat që qëndronin në radhë e prisnit të merrnin autografe prej tij.

 

Cristiano, fituesi katër herë i Topit të Artë, i cili duket se po argëtohet shumë nga ky udhëtim,  ka vizituar stadiumin e Shangait, dyqanin e Nike dhe Pekinin. Ai ka inspiruar mjaft të rinj të këtij vendi që të bëhen pjesë e kulturës së  futbollit.

 

Shpërndaje në: