“Më detyruan të bëhëm bushtër ”
Shou britanik ka mbetur pa bukuroshen Montana Brown, e cila ëhstë eliminuar në episoden e fundit.
Montana është larguar së bashku me të dashurin e saj, Alex Beattie, vetëm një natë para finales së madhe të shou-t.

Montana ishte një nga favoritet për ta fituar shou, pasi ishte një nga antarët më të pëlqyer të shou-t.
Ajo për largimin e saj nga shou i ka akuzuar producentët e shou-t, të cilët sipas saj e kanë detyruar të bëhët ‘bushtër’.
Publiku e ka akuzuar atë se ajo e kishte në mendjen vetëm çmimin prej 50,000 mijë funtesh dhe se ajo ka bërë lojëra të pista.

Montana është sqaruar për tabloidin britanik “Daily Star”, ku ka folur për prapaskenat e shou-t.
“Ne të gjitha ishim të motivuara të bënim sjellje të pakëndshme që nuk i kanë hije një personi normal. Unë jam fajësuar sepse i kamë treguar gjërat ashtu si janë”, tha Montana për Daily Star.
Montana ka akuzuar edhe dy bukuroshet tjera të shou-t, Gabby Allen dhe Camilla Therlow.
Shou “Love Island” do të përfundojë këtë javë. /Periskopi/



