Ahmeti: Thaçi bleu kohë që PAN-i t’i bëjë numrat

Ahmeti: Thaçi bleu kohë që PAN-i t’i bëjë numrat

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se presidenti Hashim Thaçi ka blerë kohë që PAN-i t’i mbledhë numrat për formimin e Qeverisë.

Ai pyet pse Thaçi ende nuk e ka thirrë seancën, kur është dashur që një gjë e tillë të bëhet qysh në ditën e dytë apo të tretë pas rezultateve.

‘Nëse PAN ka ‘kontrabanduar’ ndonjë deputet dhe i ka bërë numrat, atëherë le t’a formojnë më Qeverinë.’

Por Ahmeti thotë se nëse ata dështojnë, i takon  të tjerëve ta provojnë.

‘Në seancën konstituive ata që i kanë 61 vota,  qoftë edhe të PAN-it, le ta bëjnë qeverinë, por nuk duhet vonuar., ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Thaçi e PDK e kanë problemin me Vetëvendosjen, pasi këta të fundit do ta luftojnë krimin e korrupsionin./Periskopi/

 

Shpërndaje në: