Zyrtare: Manchester City ‘thyen’ bankën, transferon mbrojtësin francez (Foto)

Zyrtare: Manchester City ‘thyen’ bankën, transferon mbrojtësin francez (Foto)

Manchester City ka zrytarizuar transferimin e mbrojtësit francez, Benjamin Mendy nga A.S Monaco.

Gjiganti anglez e ka transferuar për shumën e 52.5 milionë funteve duke e bërë kështu mbrojtësin më të shtrenjtë në histori të futbollit, shkruan Periskopi.

Mendy ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin anglez dhe do të ketë numrin 22 për sezonin 2017/18.

 

Mendy sezonin e kaluar me A.S Monaco u shpallë kampion i ligës franceze.

Francezi bëhet mbrojtësi i tretë i krahut që transferon trajnerin spanjoll, Guardiola, në këtë afat kalimtar të verës.

City ka nënshkruar edhe mbrojtësit e krahut, Kyle Walker dhe Danilo. /Periskopi/

Shpërndaje në: