Nora e Tuna kaq shumë fitonin kur ishin të pamartuara, po tani? (Foto)
Dy këngëtare të cilat tashmë përveç raportit kolegial, njihen edhe si ‘kunatat’ e estradës, kryesojnë prej shumë kohësh në agjendën e mediave rozë, shkruan Kosovarja.
Nora e Tuna, që të dyja, emra të njohur për audiencën shqiptare, njëherit edhe mjaft të pëlqyera, e kjo dëshmohet përmes dominimit të tyre prej vitesh në skenën shqiptare.
Si të tilla, projektet e tyre të realizuara ndër vite, padyshim që si shpërblim kanë marrë koncertet e panumërta, të cilat janë tejet fitimprurëse, në përgjithësi për artistët e estradës shqiptare.
Të flitet për pamjen e artisteve, natyrisht se mosha luan rol të jashtëzakonshëm duke marrë parasysh paraqitjet e tyre të hershme, por jo aq shumë sa ndërhyrjet kirurgjikale të cilat dallohen me ‘kilometra’.
Gjithsesi, për t’iu rikthyer edhe njëherë karrierës së tyre, si njëra si tjetra, numërojnë jashtëzakonisht suksese, e kjo padyshim është mënyra më e mirë për t’iu shpërblyer mundi.
Bile, argument akoma më i fortë për këtë, janë foto që Kosovarja i sjell për ju, imazhe sa të rralla aq edhe interesante.
Nora e Tuna në kohën e tyre të ‘lulëzimit’ si këngëtare, të mbuluara me para, gjë që sot rastis rrallë t’i shohim, për të mos thënë fare.





