Zyrtare: Morata do mbajë numrin 9 te Chelsea
Chelsea befasoi të gjithë duke transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi
Çmimi i këtij transferimi ishte 80 milionë euro, duke u bërë kështu spanjolli më i shtrenjtë që është shitur ndonjë herë.
Blutë kanë konfirmuar se ish-ylli i Los Blancos do të bartë numrin 9 në fanellë.
Debutimi i Moratas pritet të vijë në miqësoren ndaj Bayern Munichut.
Në të kaluarën Morata ishte pjesë edhe e Juventusit.



