Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Vdes punëtori i KEDS-it pas kontaktit me rrymën

Një punëtor i KEDS-it ka ndërruar jetë pas kontaktit me rrymën derisa ishte në orar të punës fshatin Celinë të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Komandanti i Stacionit Policor në Rahovec, Osman Ismajli.

Ismajli ka treguar që ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 derisa i ndjeri 49 vjeçar me inicialet V.S.  ka qenë në vendin e punës, në shtyllë lart ku edhe ka pasur kontakt me rrymë.

Sipas tij, ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

 

Shpërndaje në: