Dialogu i brendshëm për Kosovën, përkrahet në Serbi
“Është koha që si komb të rrimë në kokën tonë dhe të jemi realist, nuk ia lejojmë vetes për të humbur atë që kemi, dhe jo të presim të marrim në duar tona atë që kohë më parë e kemi humbur”.
Kështu deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kur propozoi hapje të dialogut të brendshëm për Kosovën.
E këtë nismë të tij, po e përkrah Lëvizja për Ripërtritje Serbe e cila ofroi mbështetje të plotë pasi sipas tyre, kjo përpjekje përfaqëson politikën e realitetit.
“Partia jonë do të marrin pjesë aktivisht në këtë dialog dhe do të ofrojnë propozimet e tyre konkrete se Kosova nuk është më një simbol i vdekjes dhe humbjes por një simbol i luftës për jetën”, ka thënë lideri i SPO-së, Vuk Draskoviq, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se ‘Serbia duhet të fitoj pa konflikt në mënyrë që të hapen rrugët e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, rrugë të cilat e çojnë Serbinë në Bashkimin Evropian’.
Draskoviq beson se si anëtare e Bashkimit Evropian, Serbia do të ketë mundësi maksimale në mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë, trashëgimisë fetare dhe historike.
“Duke mos e njohur realitetin ne nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne kemi nevojë për fuqi për atë që duam ta ndryshojmë dhe kurajo për të duruar”.
Dialogun e brendshëm për Kosovën e ka përkrahur edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se duhet të ketë zgjidhje paqësore në mes të dy vendeve.



