Mourinho kërkon njërin nga këta dy mesfushorë te Manchester United (Foto)
Jose Mourinho kërkon të përforcojë repartin e mesfushës tek Manchester United dhe për ta bërë këtë dëshiron të transferojë njërin nga Arturo Vidal e Marco Verratti.
Në fillim u përfol për një interesim të Barcelonës për Verrattin, por futja në garë e Manchesterit duket se i ka pëlqyer edhe vetë italianit, i cili është i hapur për një kalim në Angli te “Djajtë e Kuq”.
Mesfushori tjetër i lakuar nga mediat angleze për t’u transferuar është kilieni Arturo Vidal.

30-vjeçari kërkohet me ngulm kohët e fundit nga skuadra e Interit në Serinë A, por interesimi i Mourinhos ia ka prishur disi planet zikaltërve.



