Ronaldo ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij

Ronaldo ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka insistuar se do të qëndrojë në Real Madrid edhe në këtë sezon që po vie.

Muajin e kaluar u raportua se ylli portugez kishte kërkuar të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere pasi ishte akuzuar nga shteti spanjoll për evazion fiskal.

Raportohej se Manchester United ishte klubi i parë që shprehi interesim për ta kthyer ish yllin e tyre në Old Trafford.

Cristiano Ronaldo finally breaks silence over future after Man Utd transfer link

 

Por, tani golashënuesi më i mirë i Realit ka vendosur të qëndrojë edhe për shumë vite në fanellën e ‘los blancos’.

“Fitimi i trofeve të mëdhenj me klubin tim vitin e kaluar ishte i shkëlqyeshëm, ashtu si trofetë individuale”, tha Ronaldon për Marca, transmeton Periskopi.

“Duhet të punojmë shumë, vit pas viti, unë do ta vazhdojë ta bëjë këtë. Futbolli është jeta ime, është pasioni im”, përfundoi Ronaldo.

Cristiano Ronaldo finally breaks silence over future after Man Utd transfer link

 

Ronaldo ende është në pushime dhe flitet se ai nuk do të përfshihet nga Zidane për Superkupën e Evropës kundër Manchester United me 8 gusht, që zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: