Ylli i Real Madrid e fton Neymarin të transferohet në Santiago Bernabeu (Foto)
Mesfushori brazilian i Real Madridit, Casemiro, i ka bërë ftesë bashkëkombësit të tij, Neymar që të transferohet në Real Madrid.
Mesfushori i Real Madrid i pyetur rreth të ardhmes së Neymar, ai ka thënë se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë me yllin e Barcelonës por ai e ka ftuar në Santiago Bernabeu.
“Neymar? Pse të mos vijnë dhe të luajnë në Real Madrid? Këtu ai do të jetë i mirëpritur”, ka deklaruar Casemiro.

“Unë nuk kam biseduar me Neymarin kohët e fundit, por i uroj atij më të mirën”, ka shtuar braziliani.
“Nëse largohet nga Barcelona i dëshiroj fatin e botës, por edhe nëse mbetet i dëshiroj të njëjtën gjë”, ka theksuar ai.
Raportohet se Neymar do të transferohet në Paris Saint-Germain për shumën rekorde 220 milionë eurove. /Periskopi/



