Ylli i Liverpoolit pranon ofertën e Juventusit (Foto)
Mesfushori gjerman me prejardhje turke, Emre Can, është duke u kërkuar nga gjiganti italian, Juventus.
Can është një nga mesfushorët e preferuar të trajnerit Klopp por që e ardhmja e tij ende nuk është bërë e qartë.
Klopp në deklaratat e tij të fundit ka përsëritur se Can nuk është në shitje dhe se do të qëndrojë në Anfield Road.

Sipas “Tuttomercatoweb” Emre Can është pajtuar me kushtet e Juventusit për t’u transferuar në Torino, tranmeton Periskopi.
Juventusi ka dërguar ofertë prej 30.4 milionë funte në drejtim të gjigantit anglez.

23 vjeçari sezonin e kaluar për ‘Të kuqt’ u paraqit në 40 ndeshje duke shënuar 5 gola. /Periskopi/



