Edhe kjo ndodh: Ylli i Man City bën tatuazh veten e tij (Foto)
Ylli gjerman i Manchester City, Leroy Sane, ka bërë një tatuazh të ri në trupin e tij.
Sane ka vendosur që në shpinën e tij të bëj tatuazh veten e tij.
Ai ka zgjedhur festimin e golit të tij që e kishte shënuar në Ligën e Kampionëve kundër AS Monacos.

Sane e bëri publike këtë në rrjetin e tij social, Snapchat.

20 vjeçari është përfshirë në prezantimin e fanellave të treta të klubit anglez së bashku me Danilo, Ederson dhe Foden.

Sane në City u transferua verën e kaluar nga Schalke 04. /Periskopi/





