Ky është kosovari që arriti ta kalojë Liqenin e Batllavës me not (Foto)
Kosovari Sami Morina ka arritur që ta kalojë me sukses Liqenin e Batllavës me not, transmeton Periskopi.
Morina i cili njihet për aktivitete të tilla në Zvicër, së fundmi ka përfunduar garën në triatlon (not, çiklizëm dhe vrap).
Ai ka ardhur për pushime në Kosovë, por pavarësisht kësaj aktivitetet e tij nuk kanë të ndaluar, transmeton Periskopi.
Në rrjetin social “Facebook”, ai është shprehur i lumtur pas përfundimit të kësaj sfide.
Ai ishte nën përcjellje të vazhdueshme nga një person i cili lundronte përkrahë tij. /Periskopi/


















