​Zyrtare, Mentor Mazrekaj rikthehet në Prishtinë, ky është premtimi i tij

​Zyrtare, Mentor Mazrekaj rikthehet në Prishtinë, ky është premtimi i tij

Mazrekaj, i cili për disa vite ka bërë karrierë të bujshme tek Partizani i Tiranës, rikthehet në ish-klubin e tij, Prishtina.

Klubi kryeqytetas përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me mesfushorin prishtinas.

Ky është njoftimi i FC Prishtinës: “Mentor Mazrekaj rikthehet në shtëpi. Pas katër vitesh në Partizan të Tiranës, njëri ndër futbollistët më të mirë në Superioren shqiptare, kthehet në klubin amë ku u rritë dhe u afirmua, FC Prishtina.Mentor Mazrekaj, 28 vjeç, i lindur më 08.02.1989 në Prishtinë ka mbrojtur ngjyrat bardhekaltër deri në vitin 2013.

 

Me Prishtinën ka fituar titullin e fundit të kampionit më 2012/13. Po këtë edicion me Prishtinën ka fituar edhe Kupën e Republikës apo “Kurorën e dyfishtë” – të parën në histori të klubit.

Me Prishtinën në katër stinorë ka zhvilluar 104 ndeshje dhe ka shënuar 16 gola”, është thënë në njoftimin e FC Prishtinës.

Ndërkaq, lojtari është shprehur i lumtur që është rikthyer në klubin e tij të zemrës, Prishtina.“Jam kthyer në shtëpi, në klubin ku jam rritur dhe afirmuar me të cilin dua të rikthejmë titullin dhe kjo është arsyeja e vetme përse rikthehem sërish”, ka thënë Mazrekaj

Shpërndaje në: