S’ka rrezik nga zjarri që përfshiu Presidencën në Shqipëri

S’ka rrezik nga zjarri që përfshiu Presidencën në Shqipëri

Një shkëndijë elektrike brenda godinës së Presidencës ka shkaktuar momente shumë të shkurtra paniku pasditen e kësaj të premteje, teksa është dashur edhe thirrja e 3 automjeteve zjarrfikëse në vendngjarje.

Ndihma e menjëhershme u konfirmua nga Shërbimi Zjarrfikës i kryeqytetit, por me të mbërritur në Presidencë, ku ishin të pranishme edhe disa forca policore, u raportua se gjendja ishte normalizuar.

Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet të jetë bërë shkëndija elektrike në një neon të godinës së Presidencës, por që gjithçka ishte shuar nga vet të pranishmit në të, pa u nevojitur ndërhyrja e zjarrfikëseve.

Shpërndaje në: