Serbët i gjuajnë me shishe lojtarët e skuadrës greke, këta të fundit tregohen trima (Video)
Ishin afër ta përjetonin tmerrin lojtarët e Olimpiacosit në stadiumin e Beogradit.
Kur gjyqtari italian, Davide Massa i dha fund pjesës së parë, lojtarët u drejtuan drejtë dhomave të veshjes.
Në kohën kur mysafirët grek u afruan në tunelin e famshëm, tifozët serb filluan të hedhin gjëra në fushë, madje një shishe shkoi direkt e në trupin e lojtarit të Olimpiacosit.
Ky i fundit së bashku me një bashklojtar u treguan trima, duke ia kthyer shishet tifozëve “Gravediggers”. Kjo nuk iu pëlqeu lojtarëve serb të cilët u fjalosën me ata grek.
Vlen të përmendet se gjatë ndeshjes kishte thirrje provokuese për trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, ky i fundit doli triumfues në fund.
https://www.facebook.com/pg/BelgradePartizan/videos/



