Tmerrohet Klopp, ylli i skuadrës pranon kushtet e Barcelonës (Foto)

Tmerrohet Klopp, ylli i skuadrës pranon kushtet e Barcelonës (Foto)

Mesfushori brazilian, Philipe Coutinho është pajtuar me kushtet e Barcelonës që të transferohet në Nou Camp, sipas disa raportimeve në Spanjë.

Sipas radio statcionit RAC1, raporton se Barcelona gjatë kësaj jave kishte biseduar intesivisht me reprezentuesin brazilian dhe tashmë marrëveshja është arritur në mes të lojtarit dhe gjigantit spanjoll, transmeton Periskopi.

Philippe Coutinho agrees deal to join Barcelona

Megjithatë, Barcelona duhet që të paguajë çmimin e vendosur nga Liverpool dhe tashmë zyrtarët e Barcelonës janë në ishull për të negociuar me drejtuesit e gjigantit anglez.

Klubi katalan kishte bërë një ofertë prej 80 milionë euro që është refuzuar nga Liverpool por Barcelona do të rrisë ofertën e dytë.

Sipas raportimeve në Spanjë kjo lëvizje e Barcelonës për Coutinho është për shkak të dëshirës se yllit të tyre, Neymar JR, i cili e dëshiron një kalim në Paris Saint-Germain dhe nuk dua që mbajnë në klub pa dëshirë.

Coutinho sezonin e kaluar për ‘të kuqt’ u paraqit në 31 ndeshje duke shënuar 13 gola dhe 7 asista. /Periskopi/

Shpërndaje në: