Agim Agushi nisë sfidën për rekord të ri botëror (Foto)
I njohur për rekorde botërore, Agim Agushi do të sfidojë vetën edhe njëherë, transmeton Periskopi.
Ai po synon të shënojë rekord të ri botëror në disiplinën “Veshje/zhveshje e micave duke goditur topin pa ndërprerë”.
Periskopi merr vesh se ai do të tentojë të ndërrojë 50 maica, duke goditur topin pa ndërprerë.
Ai ka nisur garën, ndërsa Periskopi do t’ua transmetojë drejtpërdrejt.
Këto janë disa nga fotografitë e bëra gjatë provave të Agushit, para se të nisë sfidën për rekordin e ri botëror.








