Jeta në Korenë e Veriut, fotografi që nuk i keni parë kurrë (Foto)
Me një regjim autoritar që zgjati mbi shtatë dekada, Korea Veriore mbetet një nga vendet më të mbyllura në botë.
Kjo shumë shpejtë mund të bëhet edhe më keq, pasiqë administrata e Trump’it po përgatitet të kalojë një ndalim të turistëve amerikanë të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Koren Veriore, pasi kjo e fundi e arrestoi një student amerikan, dhe e ktheu te familja e tij në gjendje kome me traumë neurologjike, që më vonë atij i kushtoi me vdekje.
Ajo që i kishte tronditur tepër shumë disa vizitorë në Korenë Veriore ishte varfëria, infrastruktura e vjetëruar dhe kontrolli i shtrënguar i qeverisë, raportoi “Bussines Insider”, transmeton Periskopi.
Por, edhe në regjimet e rrepta të qeverisë, njerëzit ende gjejnë mënyra për të kaluar jetën. Kështu kalojnë disa Koreanë Veriorë në ditët e fundit të korrikut:
Fotografja e “Associated Press”, Wong Maye – E ka dokumentuar jetën në Korenë Veriore që nga viti 2013. Edhe pse është shoqëruar nga një roje qeveritare gjatë gjithë kohës, ajo akoma kap momente të qarta që shihen në fotot më poshtë./Periskopi/

Një burr mban vajzën e tij përderisa largohen nga Cirku Pyongyan të martën e 25 korrikut 2017, Pyongyang, Korea Veriore.
Kereanët Veriorë fillojnë ditën e tyre herët, meqë përafërsisht 59% e popullsisë punojnë jashtë shtëpisë.

Një burrë shikon nga dritarja e autobusit në mbarim të ditës së punës të së martës, 25 korrik 2017, në Pyongyang, Korea Veriore.
Në shkolla, fëmijëve Koreano-Veriorë u mësohen këngë patriotike, nderojnë portretin e liderit aktual Kim Jong-Un, dhe studiojnë për së afërmi jetën e ish-liderit Kim II-Sung.

Një nxënës duke ecur midis ushtarëve në mbarim të një dite pune të martën, 25 Korrik, 2017, Pyongyang, Korea Veriore.
Shumë Koreano-Veriorë jetojnë në apartamente të larta dhe të stërmbushura si ky. Shumë ndërtesa përballen me mungesë të rrymës elektrike dhe thyerje të ashensorëve.

Perëndimi i diellit në muret e një ndërtese banimi në mbarim të një dite pune, të martën, 25 korrik 2017 në Pyongyang, Korea Veriore.
Shumica e veturave shtetërore u përkasin organizatave shtetërore – qytetarët e zakonshëm udhëtojnë me biçikleta, ecin ose përdorin transportin publik për të shkuar në punë.

Një burrë shtyen biçikletën përgjatë Sheshit Kim II Sung siç shihet nga “Grand People’s Study House”, të hënën, 24 korrik 2017, Pyongyang, Korea Veriore.
The “Grand People’s Study House” është biblioteka qendrore e Pyongyang-ut dhe një nga vendet e vetme në vend me qasje publike të intranetit – sistemi i rrjetit të mbyllur kompjuterik të Koresë Veriore.
Pavarësisht numrit të madh të punëtorëve me kravata të bardha, shumica e zyrave Koreano-Veriore punojnë pa internet madje dhe pa kompjuterë.

Një burrë lexon gazetën lokale e shfaqur në një mbajtëse përderisa të tjerët shfletojnë intranetin në kompjuterët e “Grand People’s Study House”, e hënë, 24 korrik 2017.
Koreanët Veriorë gjithashtu shkojnë në bibliotekë për mësime, e tillë është edhe klasa për mësimin e gjuhës kineze si në foton më poshtë.

Ndërtesa është e vendosur në Sheshin Kim II Sung dhe shërben si bibliotekë qendrore, ku Koreanët Veriorë gjithashtu marrin mësime gjuhe të tilla si: angleze, kineze, gjermane dhe japoneze.
Përderisa vendi ka pak restaurante dhe kafiteri, zyrat e mëdha kanë bufe ku puntorët ushqehen.
Në vitet e fundit, Korea Veriore ka përjetuar një rritje të mungesës së ushqimit. Dy në pesë Koreanë Veriorë janë kequshqyer përderisa prodhimet bazë siç është salca e sojës, vezët, mishi dhe vaji ushqimor është vështirë të gjenden në dyqane lokale.

Një vajzë e vogël luan në binarë sigurie në paking përball një dyqani të dielën e 23 korrikut 2017, në Pyongyang, Korea Veriore.
Varfëria është edhe më e rëndë në fshatrat e Koresë Veriore.

Muzgu në fytyrën e një gruaje Koreano Veriore përderisa pushon në lumin Pothong, e dielë, 23 korrik 2017, Korea Veriore.
Ish-antari i skuadrës “bombë” (divizion i forcave policore i caktuar për të shpërndarë pajisje shpërthyese) Jong II Hyon, 44 vjeçar, kishte këtë foto të një bombe të pa shpërthyer, që ekipi i tij e kishte gjetur afër hekurudhës që shkon nga Hamhung në Pyongyang.

Korea Veriore është një nga shumë vende që ende merret me trashëgiminë eksplozive të luftërave të mëdha.
Koreanët Veriorë ende gjejnë bomba dhe raketa nga Lufta Koreane që filloi në vitin 1953.

Në këtë të premte, 21 korrik 2017, në këtë foto, burrat dhe djemtë përderisa pushojnë në një vend ndërtimi në periferi të Hamhung-ut, qyteti i dytë më i madh i Koresë Veriore.
Në provincat e Koresë Veriore, njerëzit shpeshherë notojnë në përrenj dhe lumenj.

Një vajzë e veshur me kostum noti duke ecur përgjatë lumit në mes të fushave, të martën, 20 korrik 2017, në Hamju, Korea Veriore.
Me pak vetura, vende argëtuese shumë të sistemuara (Pyongyang ka rreth 8 kinema gjithsej) dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, shumica e Koreanëve Veriorë shkojnë herët për të fjetur.

Një nxënës ecën përgjatë një parking pasi një grup grash bllokojnë një autobus në ballë të ndërtesave të banimit të martën, 25 korrik 2017, në Pyongyang, Korea Veriore.





