Zyrtare: Ermir Lenjani transferohet te gjiganti zvicercan

Zyrtare: Ermir Lenjani transferohet te gjiganti zvicercan

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë, Ermir Lenjani është bërë me skuadër të re.

Pasi kontrata e tij me klubin francez Rennes përfundoi, Lenjani mbeti futbollist i lirë.

Tani ylli shqiptar, është bërë me skuadër të re dhe është rikthyer në kampionatin zviceran.

Lenjani ka arritur marrëveshje me gjigantin zviceran Sion, përcjell Telegrafi.

27-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një tjetër.

Lenjani do të zyrtarizohet brenda ditës së sotme (e mërkure) tek klubi i ri.

Për reprezentuesin shqiptar ky është një rikthim në elitën e futbollit zviceran pasi më parë ka luajtur në St Gallen.

Lenjani në kampionatin francez përpos Rennesit luajti një vit si i huazuar edhe tek Nantes.

Shpërndaje në: