Vëllaznimi i Gjakovës provon dy lojtarë brazilian

Vëllaznimi i Gjakovës provon dy lojtarë brazilian

Skuadra e sapo inkuadruar në Super Ligën e Kosovës, Vëllaznimi i Gjakovës ka ndërmend t’i transferoj dy brazilian.

Përmes rrjeteve sociale, Vëllaznimi e ka konfirmuar se dy lojtarë nga Brazili gjenden në prova. Bëhet fjalë për Djougher Patrick dhe Leonardo Junio.

Dy lojtarët erdhën në Gjakovë, falë ndërmjetësimit të menaxherit Afrim Bytyqi dhe ish-lojtarit të Borussia Dortmund DeDe.

I kontaktuar nga IndeksOnline, trajneri i klubit gjakovar, Ismet Munishi thotë se dy lojtarët tashmë i kanë kryer provat.

“Ata i kanë kryer provat. Secili me secilin ka me lujt. Neve na intereson forma jonë dhe ne jemi në ngritje, kemi grup fantastik të lojtarëve dhe tifozëri të zjarrtë. Vëllaznimi i madh po rikthehet fuqishëm”, ka thënë Ismet Munishi.

https://www.facebook.com/fcvellaznimi1927/posts/1582452948473893

Shpërndaje në: