Kosova merr lajm të mirë nga FIBA para ndeshjeve kualifikuese

Kosova merr lajm të mirë nga FIBA para ndeshjeve kualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll e ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2019.

Në fakt, FIBA e ka dhënë dritën e gjelbër për Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin që të luajnë për Kosovën.

“FIBA sapo konfirmoj edhe zyrtarisht që Erjon Kastrati dhe Gezim Morina janë nga sot lojtarë të Kosovës. Urime”, ka shkruar kryetari i FBK-së, Erolld Belegu në Facebook.

Kosova merr lajm të mirë nga FIBA para ndeshjeve kualifikuese

 

Të dy këta basketbollistë deri më tash kanë luajtur për Përfaqësuesen e Sllovenisë, por kohë më parë ata kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar me Kosovën dhe e kanë marrë pëlqimin e federatës sllovene, njofton rtklive.

Ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2019 Kosova do ta luajë më 2 gusht kundër Maqedonisë në Prishtinë, në orën 20:15.

Shpërndaje në: