Jose Mourinho nuk dorëzohet për transferimin e Bale
Manchester United mund të rikhehet në garë për ta transferuar Gareth Bale nëse Real Madrid hap rrugën për një transferim të mundshëm.
Të martën gazeta spanjolle “Marca” raportoi se Reali ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e Kylian Mbappe për shumën rekorde prej 161 milionë euro.
Por për ta kompletuar transferimin e 18 vjeçarit klubi madrilen duhet ta rrisë buxhetin e që do të thotë se duhte të shesin njëri nga treshja, Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristinao Ronaldo, shkruan “Metro.co.uk”, transmeton Periskopi.

Besohet se ai që do të sakrifikohet nga klubi do të jetë uellsiani Bale dhe tashmë ESPN raporton se Man Utd është në gatishmëri nëse Real Madrid iu jep sinjale pozitive se mund të dërgoj ofertë.
ESPN po ashtu raporton se Bale është i lumtur në Santiago Bernabeu por ai do të shikoi opsionet e tij.
Bale sezonin e kaluar ishte paraqitur në 27 ndeshje duke shënuar 9 gola dhe 3 asista. /Periskopi/



