Justin Bieber shkel me veturë fotografin derisa po largohej nga parkingu (Video/Foto)
Justin Bieber mbrëmë goditi me automjetin e tij një fotograf teksa po largohej nga një kishë në Beverly Hills. E gjitha kjo ndodhi u kap në kamerë.
Justin mori pjesë në një event që kishte organizuar kisha e qytetit , pasi doli nga kisha ai aksidentoi një fotograf , derisa po e largonte automjetin nga vendi që e kishte parkuar, transmeton Indeksonline.
Bieber nuk u largua nga vendi i ngjarjes, në fakt ai u ndal menjëherë aty dhe pasi që kuptoi se çfarë ndodhi , i qëndroi afër viktimës për më shumë se 10 minuta, duke pritur ardhjen e stafit mjekësor dhe policisë në vendngjarje.







