Balotelli zëvendëson Ibran në Ligue 1
Agjenti i Mario Balotellit dhe Zlatan Ibrahimovic, Mino Raiola ka dhënë një deklaratë interesante.
Ai thotë se kalimi i Balotellit te skuadra e Nice do të ndihmojë në rikthimin e vlerës mediale që Ligue 1 e kishte humbur pas largimit të Ibrahimovic drejt Manchester United muaj më parë.
“Pa Zlatan Ibrahimovic, kjo ligë ka humbur të paktën 50 për qind të vlerës së saj në media. Me Mario, ajo rimëkëmbet të paktën 30 për qind, për shkak se ai është një yll i talentuar”, deklaroi Raiola. /Periskopi.com



