Edona Llalloshi ndeshet me befasi të këndshme për ditëlindje (Video)
Edona Llalloshi ka festuar ditëlindjen e saj të 38.
Këngëtarja si gjithmonë edhe këtë datë ishte pranë publikut dhe ditëlindjen e festoi në një dasmë ku ishte e ftuar për të argëtuar mysafirët.
E gjersa po rregullohej për mbrëmje, Edona është befasuar këndshëm nga motra e saj, Fjolla Llaloshi dhe stafi i saj, shkruan GazetaExpress.
Me këngën e ditëlindjes në sfond, e mes shumë duartrokitjeve Edonës i erdhi një torte befasi për ditëlindjen e saj.
Nga fytyra e këngëtares vërehej se ajo nuk e kishte pritur dhe befasia doli të jetë mjaft e këndshme për të.



