Çfarë po ndodh? Neymar zyrtarisht anulon udhëtimin drejt…
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar më 31 korrik nuk do të udhëtojë drejt Kinës pasi ka anuluar takimin që kishte planifikuar.
Lajmi u zyrtarizua nga kompania kineze “Ctrip” e cila kishte planifikuar të sillte Neymarin në Shangai, shkruan “Goal.com”.
“Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se takimi i Neymarit me fansat nuk mund të realizohet me 31 korrik. Neymar është i zënë duke u marrë me çështjet e transferimit dhe nuk kanë qenë të sigurt nëse do të mund të vijnë me 31 korrik dhe për këtë e kemi anuluar takimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë kineze.
Mëngjesin e sotëm Neymar është përfshirë në një sherr banal me lojtarin më të ri të Barcelonës, Nelson Semedo i cili ka befasuar të gjithë duke qëlluar me shkelmë shokun e skuadrës.
Kujtojmë që PSG kohët e fundit po kërkon Neymarin për të cilin Barcelona kërkon plot 222 milionë euro.




