Kjo është dita kur dalin në shitje biletat për Kosovë – Maqedoni (Foto)

Kjo është dita kur dalin në shitje biletat për Kosovë – Maqedoni (Foto)

Biletat për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll do të dalin në shitje ditën e martë, një ditë para ndeshjes.

Kosova luan ndeshjen e parë historike për kualifikimet e Kupës së Botës “Kina 2019”, kundër Maqedonisë në Palestrën Sportive në Prishtinë.

Çmimet e biletave janë 4 euro, ndërsa lokacionet e shitjes, Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe tek obelisku i “New Born”.

Ndeshja Kosovë – Maqedoni do të zhvillohet të mërkurën, 2 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve me fillim nga ora 20:15.

Shpërndaje në: