Befason presidenti i Romës: Milani nuk ka para!

Befason presidenti i Romës: Milani nuk ka para!

Milani? Unë nuk kam asnjë ide se çfarë po ndodh. Nuk ka kurfar kuptimi, ata së pari nuk kanë para për ta blerë ekipin” , kjo ështe deklarata e James Pallota (president i Romës) për radiostacionin amerikan Siriu XM.

“Ata janë të vetmit në Serie A që po humbasin kokën” , vazhdon presidenti i Romës.

“Ndoshta ata kanë një plan të madh që një ditë do ta zbulojmë, por pjesa tjetër e ekipeve është disi racionale, nëse mund ta shpjegoni planin e tyre bëjeni, sepse unë nuk e kuptoj, ata kanë huazuar 300 milionë nga njerëzit që unë i njoh në Londër, me një interes mjaft të lartë.

“Ata shpenzojnë, ose të paktën bëjnë përparime të rëndësishme rreth lojtarëve, por ata do të paguajnë pasojat. Ata thojnë që e gjithë kjo është për kualifikimin e Ligës së Kampionëve, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme” , shtoi presidenti amerikan i Romës, James Pallota.

Shpërndaje në: