E thotë legjenda e Premier Ligës: Shaqiri është si Messi
Darren Fletcher është futbollisti më i ri që iu është bashkuar Stoke Cityt gjatë afatit kalimtar të verës.
Ai është bërë bashklojtar me kosovarin Xherdan Shaqiri, për këtë të fundit ka pasur disa fjalë tejet të mëdha.
33-vjeçari, ish-lojtari i Manchester Unitedit thotë se kosovari është sikur pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi.
“Unë nuk po them se ai është Messi, por ai ka të njëjtin qëndrim me argjentinasin. Shaqiri është lojtar fantastik, mund të flasësh për fuqinë e tij ose madhësinë, por prekja e tij e parë është fantastike”, ka thënë Fletcher.
Ishte spekuluar se Shaqiri mund të largohet nga Stoke City për në Romë, megjithatë është konfirmuar se ai do të qëndroj në Angli edhe për këtë sezon.



