Shkojnë me pushime në jug, djemtë nga Elbasani mrekullohen nga ky 5 mijë lekësh
Disa të rinj nga Elbasani kanëmarrë një surprizë të këndshme teksa kanë shkuar për të pushuar në jug.
Siç nuk ndodh shpesh, ata kanë gjetur një plazh publik për të ngulur çadrën e tyre, por në breg të detit, dikush ka pikasur një 5 mijë lekësh të vjetër.
Pasi kanë pyetur përreth dhe askush nuk i ka dalë për zot 5000 lekëshit, djemtë kanë vendosur ta prishin sipas mënyrës së tyre.
Fillimisht kanë qerasur çadrat përreth dhe më pas kanë shpërdoruar siç deshën, shkruan Infoelbasani.



